Një zyrtar palestinez si dhe banorët lokale kanë shprehur shqetësim të thellë rreth përkeqësimit të mungesës së ujit të pastër në Rripin e Gazës, duke deklaruar se vetëm një numër i vogël i palestinezëve në enklavën e rrethuar bregdetare kanë qasje në ujë të pijshëm.
Rebhy al-Sheikh, nënkryetari i Autoritetit të Ujit Palestinez, tha të enjten se më shumë se 90 për qind e ujit në akuiferin e Gazës është i papërshtatshëm për përdorim të brendshëm.
Akuiferët janë burimi kryesor i ujit në Gaza dhe sigurojnë 98% të konsumit publik. Vendasit dhe specialistët e zhvillimit thonë se situata është përtej të tmerrshmes në të gjithë enklavën e rrethuar palestineze.
Rezidentët thonë se uji nga rubineti është pothuaj i përdorshëm, ndërsa ata që mund ta përballojnë, e blejnë ujin në shishe.
Marëan An-Najar, një banor i cili udhëton katër kilometra për të mbushur një fuci 20-litërshe në një stacion lokal distilimi të ujit të detit, tha se ai nuk e ka shijuar ujin e ëmbël të çezmës për 10 vjet.
Najar, babai i gjashtë fëmijëve, ndërsa mban rradhë për të marrë ujë në stacionin e distilimit në Khan Younis tha: “Uji (i cezmës) është i kripur, sikur të ketë ardhur direkt nga deti. Ne kemi ndaluar së piri nga ai ujë.”
Duke komentuar krizën e ujit nëpër Gaza, Fathy Mhareb, një baba 60-vjeçar i papunë i tetë fëmijëve ka thënë: “Ky nuk është i përshtatshëm as për t’u pirë nga kafshët. Ne blejmë ujë të ëmbël dhe e përdorim ujin e kripur për dush.”
Rripi i Gazës, i cili ka qenë nën një rrethim izraelit që nga qershori i vitit 2007, ka vuajtur prej kohësh probleme të rënda të ujit. Akuiferi i saj është ndotur nga ujërat e zeza, kimikatet dhe uji i detit, dhe tre stacione distilimi të territorit nuk janë në gjendje për të përmbushur kërkesat.
Bllokada izraelite ka çuar në një rënie dramatike në standardet e jetesës, si dhe nivele të konsiderueshme të papunësisë dhe varfërisë.
Adnan Ghosheh, specialist i lartë i ujit dhe kanalizimeve në Bankën Botërore, tha në nëntor se vetëm 10 për qind e palestinezëve në enklavën e bllokuar kanë qasje në ujë të pijshëm.
Zyrtari përsëriti gjithashtu paralajmërimet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara që Rripi i Gazës mund të bëhet “i pabanueshëm” në më pak se pesë vite në trendet aktuale.
Drejtori i UNRWA-s në Rripin e Gazës, Bo Schack, paralajmëroi në tetor se bllokada izraelite dhe kufizimet në hyrjen e materialeve të ndërtimit në enklavë “janë duke ndikuar negativisht jetën e palestinezëve atje.”
Ai tha se veprimet e Izraelit po pengojnë paqen dhe stabilitetin në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për masa për të lehtësuar vuajtjet e banorëve të Gazës.
Izraeli filloi luftën e tij të fundit në Rripin e Gazës në fillim të korrikut 2014. Agresioni 50-ditor ushtarak, i cili përfundoi më 26 gusht 2014, vrau rreth 2.200 palestinezë, duke përfshirë 577 fëmijë. Mbi 11,100 të tjerë – përfshirë 3,374 fëmijë, 2,088 gra dhe 410 të moshuar – u plagosën në luftë.