Probleme nga kontestet pronësore të katedrales me Komunën e Prishtinës

Afaristët që kishin lokalet në Pejton do të vazhdojnë të kenë telashe me Katedralen “Nënë Tereza”, derisa kjo e fundit të zgjidhë kontestin pronësor me Komunën e Prishtinës.

Katedralja nxjerr dokumente se i takojnë 1. 3 hektarë tokë, të cilat ua dhuroi komuna, andaj ka filluar të mbjellë dhe ta punojë tokën që thotë se i takon.
Zëdhënësi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmiri, ka thënë se nëse komuna kundërshton vendimin që e ka marrë vetë, atëherë rastin do ta dërgojnë edhe në gjykatë, transmeton KTV. Por, në anën tjetër, Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se Asambleja Komunale e ka rimarrë vendimin ku thuhet se Katedrales i takon toka vetëm prej 68 ari dhe se do të vazhdojë ndërtimi i lokaleve afariste.Sipas projektit urbanistik të komunës, lokalet duhet të përfundojnë brenda 120 ditësh. /kohaislame

Artikulli paraprakHRW: Dëbimi i palestinezëve është një krim lufte
Artikulli vijuesSnajperët qëlluan mbi inspektorët e OKB-së në Siri