Haxhinjtë e veshur me të bardha mbuluan Kodrën e Mëshirës. Ata u panë të përjetojnë momente prekëse ku nuk mungonin edhe lotët gjatë lutjeve të sinqerta të drejtuara drejt krijuesit, Allahut (xh.xh)
Emocionet dhe entuziazmi për Haxhin në vendet e shenjta sa vjen e rritet. Mbi 2 milionë besimtarë që gjenden për kryerjen e Haxhit në vendet e shenjta janë tubuar në Arafat, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumica e besimtarëve të cilët u nisën ditën e djeshme nga Meka dhe kaluan në Mina, sot në mëngjes kanë arritur në Arafat ku janë takuar edhe me grupet e tjera të haxhinjve. Arafati i cili me kalimin e orëve po mbushet gjithnjë e më shumë kthyer në një mikpritës i provës së ditës mahsherit.
Besimtarët të ardhur nën petkun e ihramit të bardhë në Arafat, u ngjitën në kodrën e mëshirës e cila njihet me emrin Xhebel-i Rahme, vend ky ku Hz Ademi dhe Hz Havaja u takuan në tokë, si dhe ku Hz. Mhuammedi (as) foli në hutben e lamtumirës.
“Lebbejk Allahumme Lebbejk” dhe “Allah-u Ekber, Allah-u Ekber, La Ilahe Illallahu Vallahu Ekber Allah-u Ekber Velillahilhamd” ishn tekbirët e lexuar me zë të lartë nga besimtarët të cilët mbushën sheshin e Arafat-it. Ngjitja e tyre të mbështjellë me ihramin e bardhë nga sheshi Arafat drejt Kodrës së Mëshirës nxori në pah pamje mahnitëse.
Haxhinjtë e veshur me të bardha mbuluan Kodrën e Mëshirës. Ata u panë të përjetojnë momente prekëse ku nuk mungonin edhe lotët gjatë lutjeve të sinqerta të drejtuara drejt krijuesit, Allahut (xh.xh).
Ndërkohë haxhinjtë nga Turqia arritën gjatë natës në Arafat. Imamët të cilët ishin caktuar për të drejtuar besimtarët thirrën salat të cilat i kishin thërritur edhe natën e tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik. Ndërkohë pas tyre besimtarët falën namazin e sabahut.
Pjesë e miliona haxhinjve do të jetë edhe Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez i cili pas faljes së namazit të drekës dhe ikindisë bashkë (xhem-i takdim) do të drejtojë lutjen përpara besimtarëve të vendit të tij dhe pak përpara nisjes së tyre drejt Muzdelife-s ata do të falin namazin e akshamit dhe jacisë të bashkuar (xhem-i tehir).
Pas mbarimit të ritualit në Muzdelife haxhinjtë do të nisen drejt Mina-s ku përgatitjet kanë përfunduar tashmë. Ndërkohë pas gjuajtjes me gurë të shejtanit në Mina peligrinët do të nisen drejt Mesxhid-i Haram (Qabes).