Mbijeton 66 ditë në det të hapur

Një person ka arritur të mbijjetojë për 66 ditë në det, në brigjet e Karolinës së Veriut, pa rezerva ushqimore me vete.
Duket si skenar filmi, por në fakt është realiteti i 37-vjeçarit të identifikuar si Louis Jordan. Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka shpjeguar se Jordan kishte mbetur i bllokuar në det pasi barka e tij kishte pësuar një defekt.
Në ditën e 66 situata ndryshoi në anën e tij, pasi një anije me flamur gjerman e ka pikasur 37-vjecarin në orën 1 30 minuta të natës, 320 kilometër në lindje të Cape Hatteras në Karolinën e veriut.
Pasi e kanë marrë në bordin e anijes, gjermanët e kanë shoqëruar Jordan në një nga spitalet e Virxhinias për ti dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shefja e rojës bregdetare Krystyn Pecora jep detajet: “Ai ndodhet në duar të sigurta dhe ndihet mirë. Natyrisht familja e tij do të gëzohet pa masë kur ta shohë pas kaq kohësh. Nuk jemi shumë të qartë mbi atë që ka ndodhur, por dimë që Jordan u bllokua në mes të detit pasi kiste dalë për peshkim. Të gjitha pajisjet elektronike qe kishte me vete iu dëmtuan, kështu që mbeti në mëshirë të fatit, deklaron ajo.
Pecora shtoi se Jordan kishte mbijetuar me peshk të kapur vetë dhe ujë që e siguronte kur binte shi. Ai ishte raportuar i humbur nga familjarët që me datë 29 janar.
Artikulli paraprakLubonja: Po shtojmë masturbimet patriotike me flamur
Artikulli vijuesKinë – Forcat Detare përforcohen me tri nëndetëse bërthamore