Kinë – Forcat Detare përforcohen me tri nëndetëse bërthamore

Mediat ndërkombëtare njoftuan të dielën se Forcat Detare të Kinës janë në pritje të tri nëndetëseve bërthamore ofensive në gjendje të lëshojnë raketa supersonike kundër anijeve.
 
Pak ditë më parë, televizioni shtetëror kinez, “China Central Television”, tregoi pamje satelitore të tri nëndetëseve, që gjenden në një port të paidentifikuar.
Bëhet fjalë për nëndetëse të prodhimit të fundit, tip 093G, thënë ndryshe një variant i përparuar i tipit 093.
Sipas njoftimeve të fundit të medias, nëndetëset e reja janë gati t’i jepen mbrojtjes së Kinës.
Modeli i ri është më pak i zhurmshëm, manovrohet më lehtë dhe është në gjendje të lëshojë raketa supersonike antianije, YJ-18.
Artikulli paraprakMbijeton 66 ditë në det të hapur
Artikulli vijuesAutomjeti i ri turk, me 2 dollarë do të mund të përshkruaj 500 kilometra.