Vajrat esenciale: Si t’i zgjedhim dhe si t’i përdorim?

Vajrat esenciale janë të njohur që nga lashtësia dhe janë ende shumë të çmuar dhe përdoren si mjete të aromaterapisë. Ato vijnë nga lule dhe bimë mjekësore të ashtuquajtura “aromatike” në formën e substancave vajore, të lëngshme , viskoze dhe aromatikë, siç është bima nga e cila vijnë.

Metoda më e përhapur e nxjerrjes së tyre, është ajo e antikitetit: distilimi me avull. Petalet, gjethet e rrënjët vendosen në një enë, mbi një tjetër enë me ujë valë. Kalimi i avullit nëpër bimë, merr me vete esencën dhe duke u ftohur nëpërmjet distiluesit, kthehet në lëng. Në këtë pikë, vaji i cili nuk është i tretshëm në ujë qëndron sipër dhe kështu mund t’i ndajmë nga njëri-tjetri.

Si të përdorim ato?

Vajrat esenciale janë të përshtatshme për përdorime të shumta: ju mund t’ia shtoni ujit të vaskës, t’i përdorni si tonik për lëkurën, si parfum personal ose të ambientit, t’i përzieni me kremin apo locionin tuaj.

Si t’i zgjedhim?

Hunda mund të jetë aleati më i mirë për identifikimin e esencave të pastra, por nëse nuk arrini dot në këto nivele, më mirë mbështetuni në etiketa. Kujdesuni që në specifikime të jetë “100% vaj esencial”.

Cilin të zgjedhim?

1. Livando – anti-reumatik i fuqishëm, qetësues dhe ekuilbrues.

2. Limoni – gjallërues dhe freskues.

3. Trëndafili – më i çmuari, aleat i lëkurës dhe simulant…

Artikulli paraprakSi të bëjmë një picë me brum shtëpie?
Artikulli vijuesGratë më të afta në kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë?