Rreth 28 për qind e më shumë se 52 milionë e votuesve të mundshëm të Egjiptit kanë marrë pjesë në ditën e parë të referendumit për kushtetutë, bënë të ditur gazeta shtetërore Ahram e cila citoi të ketë thënë Ministri i Zhvillimit Administrativ.
Hany Mahmud ka thënë se kjo pëqrqindje nuk është zyrtare, por është “tregues”, sipas gazetës.
Koalicioni Egjiptian për Monitorim të Zgjedhjeve ka thënë të mërkurën se në mbarë vendin pjesëmarrja e votuesve në ditën e dytë të referendumit, për një version të ndryshuar të kushtetutës së pezulluar të vitit 2012, ishte më e vogël se në ditën e parë.
Koalicioni, i përbërë nga 128 grupe të të drejtave që monitorojnë procesin e votimit në mbarë vendin, po ashtu ka thënë se ditën e dytë dhe të fundit të voimit kishin vërejtur një varg shkeljesh në disa qytete.
Shkeljet e pohuara përfshijnë vonesat në hapjen e qendrave të votimit, fushatë të paligjshme dhe mungesë të listave të votuesve.
Shifra më e lartë e pjesëmarrësve është raportuar në provincën qendrore të Egjiptit Fayoum, ndërsa më e ulta është regjistruar në provincën veri-perëndimore të Matrouh./mesazhi/
You Might also Like
Pakistan: 16 persona të vrarë, dhjetra të plagosur
Së paku 16 vetë mbetën të vrarë si pasojë e një serie shpërthimesh në veriperëndim…
By
Redaksia
1 Min Read
Nigeri: Tre profesorë universitar pranojnë Islamin
Sipas Dayli Trust tre profesorë të universitetit amerikan në Nigeri kanë pranuar islamin. Ata u…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipti shpall sot rezultatet e referendumit
Autoritetet e Egjiptit pritet të shpallin sot rezultatet zyrtare të referendumit për kushtetutën e re.…
By
Redaksia
1 Min Read
Dhuna në Egjipt, dorëhiqet një ministër
Ministri i Kulturës i Egjiptit ka dhënë dorëheqje, në shenjë proteste ndaj një videoje, ku…
By
Redaksia
0 Min Read
Dalai Lama: Për t’i dhënë fund terrorizmit, duhet të ndjekim rrugën e Muhamedit a.s.
Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama i cili është gjithashtu i lauruar për çmimin Nobel e…
By
Redaksia
1 Min Read
Brahimi: Asgjë thelbësore në bisedimet për Sirinë
Ndërmjetësi i OKB-së, Lakhdar Brahimi, deklaroi se nuk pret që të arrihet “diçka thelbësore” në…
By
Redaksia
1 Min Read
