Mblidhte qumësht me furgon: Vritet 26-vjeçari në Torovicë

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e ditës së sotme në Lezhë, ku një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Torovicës, në kufirin ndarës me Shkodrën.

Policia bëri të ditur se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furgoni, i cili transportonte qumësht.

Dyshohet se autorët e vrasjes donin ta grabisnin.

Mësohet se në furgonin tip “Ford”, nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë pasagjeri Ajet Qokthi, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk është lënduar.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve.

Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.

Artikulli paraprakXhifri, sufisti që bën thirrje për një Islam amerikan
Artikulli vijuesPas 52 vjetësh luftë civile, nënshkruhet marrëveshja historike për paqe në Kolumbi