Thyen rekordin: Australia do të lëshojë 5 milionë viza

Australia do të lëshojë për herë të parë më shumë se pesë milionë viza këtë vit, që përfaqëson vëllimin dhe madhësinë e sfidave politike të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton “Sydney Morning Herald”, transmeton albindfo.ch

Numri në rritje i studentëve, turistëve dhe punëtorëve me vizat afatshkurtra do të thotë se 1.9 milionë të huaj ka të ngjarë të jenë në vend në çdo kohë gjatë 2015-ës, sipas Michele Pezulo, kryetar i Departamentit të Imigracionit.

Numri i emigrantëve të përhershëm është në rritje. Këtë vit pritet të kalojë rekordin aktual të 185 mijë të vitit 1969.
Ai thekson se shpejt do të zhvendoset përbërja etnike e emigrantëve nga Evropa në Lindjen dhe Azinë Jugore.kohaislame
Artikulli paraprakNdërtimtarët, shkelësit më të mëdhenj të Ligjit të punës
Artikulli vijuesHapet periudha për aplikim për blegtori, bletari e vreshtari