Mbretëresha Elizabeth II mbushi vitin e 65-të në fron

KING'S LYNN, ENGLAND - DECEMBER 25: Queen Elizabeth II attends a Christmas Day church service at Sandringham on December 25, 2015 in King's Lynn, England. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)

Në kuadër të festimeve, mbretëresha ditën e sotme do ta kalojë bashkë me bashkëshortin Philip në një kështjellë në Sandringham. Brenda disa ditësh pritet që çifti të kalojë në Londër, në Buckingham

Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II e cila është monarkja që ka qëndruar më gjatë në fron në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar 65-vjetorin e saj në krye të fronit, ku në të gjithë vendin me rastin e këtij përvjetori organizohen festime të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktiviteteve nën emërtimin “Përvjetori Safir” (Sapphire Jubilee) sot në Londër zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe banda mbretërore e artilerisë ku do të kryhen 62 të shtëna nga kështjella e Londrës.

Gjithashtu ditën e sotme është ndarë me publikun edhe fotografia portret e mbretëreshës e cila është realizuar nga fotografi i famshëm britanik David Bailey, me qëllim shënimin e 65-vjetorit në fron të mbretëreshës. Në këtë fotografi vërehet se ajo ka preferuar një veshje blu me motive të punuara si dhe duke vendosur gjerdanin safir dhe vathët të cilat babai i saj, mbreti George i 6-të ia kishte dhuruar në vitin 1947 gjatë dasmës.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se me rastin e “Përvjetorit Safir” është shtypur edhe një seri e monedhës vendase në shenjë nderimi ndaj mbretëreshës.

Në kuadër të festimeve, mbretëresha ditën e sotme do ta kalojë bashkë me bashkëshortin Philip në një kështjellë në Sandringham. Brenda disa ditësh pritet që çifti të kalojë në Londër, në Buckingham.

U ngjit në fron në moshën 25-vjeçare

Elisabeth e cila në vitin 1952 është ngjitur në fron në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, mbretit George i 6-të, në monarkinë e Britanisë ajo është monarkja që ka qëndruar më gjatë në fron, duke thyer edhe rekordin e gjyshesh së saj, mbretëreshës Victoria.

Mbretëresha Elizabeth II në moshën 90-vjeçare, gjatë kohës që ajo ka qëndruar në fron Britania ka patur 14 kryeministra, që nga Winston Churchill e deri tek Theresa May.

Për shkak të problemeve shëndetësore Elizabeth II nuk mundi të marrë pjesë në meshën tradicionale të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në kishë. Mos prania dhe mungesa e mbretëreshës nga këto aktivitete ku ajo ka qëndruar bashkë me popullin, kanë tërhequr vëmendjen mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Në rast të lënies së fronit nga mbretëresha Elizabeth II, monarkia pasohet nga djali i saj Charles, ku në këtë situatë 68 vjeçari Charles do të marrë titullin si monarku më i vjetër që është ngjitur në fron. Ndërsa pas Charles radha për fronin kalon tek djali i tij William dhe nipi George.

Artikulli paraprakEdhe një hap drejt realizimit të Qendrës Turistike “Borea”: Tri kompani ndërkombëtare hyjnë në garë për projektin gjigant
Artikulli vijuesTesti i suksesshëm, Kina në treg me avionin komercial C919