Këshilli i lartë Islamik në Francë denon sulmin terorist në Paris

Këshilli i Lartë islamik në Francë ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm terrorist në redaksinë e revistës satirike Parisit Charlie Hebdo, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës kryetari i këshillit, Ahmet Ogras gjatë ditës vizitoi vendin e ngjarjes dhe theksoi se Franca është në shok dhe tha se është koha që muslimanët e Francës dhe pjesës tjetër të botës të ngriten dhe të ngrenë zërin e tyre kundër të keqes në botë.

“Që moti është koha kur muslimanët duhet të fillojnë ta përfaqësojnë veten. Ky mund të jetë një paralajmërim. Ne duhet të flasim dhe ta kuptojmë situatën. Shifni se si të tjerët flasin dhe ju përfaqësojnë, në qoftë se vazhdoni edhe më tej të heshtni,” tha Ogras.

Zyrtarët anonim thanë se redaksia e sulmuar ishte nën mbrojtjen e policisë dhe se dy policë e vranë ishin në këtë detyrë.

Në këtë sulm u vranë 12 persona, përfshirë katër karikaturistë. Njëri prej të vrarëve ishte kryeredaktori Stephane Charbonnier.

Ende nuk dihet identiteti i tre sulmuesëve për të cilët policia franceze vazhdon të jet në kërkim.

Artikulli paraprakBrenda 10 viteve, aeroplanët do t’i japin pasagjerëve pamje panoramike të qiellit.
Artikulli vijuesKrerët e shtetit turk dënojnë sulmin në Paris