Mbreti i bratvurstit në Gjermani ka humbur jetën.
Lajmi ka ngritur disa pikëpyetje, pasi Mario U., 46 vjeç qëlloi veten në makinë, teksa ecte me 120 kilometra në orë.
Biznesmeni i suksesshëm po udhëtonte me makinën e tij, një fuoristradë Mercedes i klasit G, me vlerë 150 mijë euro.
Sipas Bild, ai ishte vetëm në makinë.
Autostrada kishte shumë lëvizje për shkak se janë Pashkët.
Në një moment, Mercedes-i me targa të dedikuara DE-SP 500, përplaset me ndarëset e rrugës dhe ndalon.
Një burrë aty pranë nxiton për të dhënë ndihmë.
Ai vë re se makina ishte e mbyllur.
Policia tha se atij nuk i mbeti veçse të thyente xhamin që të nxirrte shoferin.
Por ishte shumë vonë. Ai kishte vdekur.
Një zëdhënës i policisë tha se në makinë u gjet një pistoletë.
“Ai vrau veten,” tha zëdhënësi.
Megjithatë mbeten pikëpyetje për këtë vetëvrasje.