ANKARAJA: TË SHMANGEN UDHËTIMET NË LIBAN

Turqia ka paralajmëruar qytetarët e saj të shmangin udhëtimet për në Liban, pas valës së kidnapimeve në këtë vend.

Paralajmërimi vjen pasi persona të armatosur libanezë kanë marrë rreth 20 pengje, përfshirë dy turq në Bejrut, raporton Rel.

Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit u kanë sugjeruar qytetarëve të tyre të lënë Libanin pas rrëmbimeve të së mërkurës dhe kërcënimeve për të tjera rrëmbime të “shtetasve që vijnë nga vendet që mbështesin kryengritjen kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad”.

Të premten, edhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se qytetarët e tyre ballafaqohen me kërcënime në rritje për sigurinë në Liban.kohaislame

Artikulli paraprakDELEGACIONI NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SE KOSOVËS VIZITE ZYRTARE NE SHBA
Artikulli vijuesDyqani Google Play i thotë lamtumirë Adobe Flash Player