Mbreti Selman: Do ti mbrojmë të gjithë muslimanët e botës

Mbreti i Saudisë, Selman bin Abdulaziz Al-Saud u zotua se çmimet e ulëta të naftës nuk do të ndalin përparimin e vendit dhe premtoi se do të mbrojë arabët dhe kauzat e  myslimanëve anë e kënd botës në fjalimin e tij të parë që kur ka marrë fronin.
 
Në fjalim televiziv të së martës, Mbreti Selman premtoi gjithashtu përmirësime në arsim dhe shëndetësi, dhe për të gjetur zgjidhje për të gjetur një strehim të përshtatshëm.
Poashtu mbreti u kërkoi ndihmë biznesseve që ata të krijojnë vende pune, duke e quajtur atë një detyrë kombëtare.
Mbreti Selman erdhi në krye të shtetit të Saudisë në Janar pas vdekjes së Mbretit Abdullah.
“Çdo qytetar në vend dhe çdo rajon të kombit tonë janë  shqetësimi im, interesi im dhe kujdesi im”, tha Mbreti Selman, duke shtuar se të gjitha Sauditët janë të barabartë para syve të tij.
Gjatë gjithë fjalimit, ai iu drejtua të dy gjinive, meshkujëve dhe femrave, duke iu drejtuar atyre si “vëllezër dhe motra” dhe “bijtë e mi dhe bijat e mia”./KOHAISLAME
 
Artikulli paraprakGjendja dhe pozicioni i shqiptarëve në realitetin e ri në Maqedoni
Artikulli vijuesE vërteta e sulmit të ISIL-të në Muzeun e Mosulit!