Putin: Arrihet marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin, tha se është arritur marrëveshje për armëpushim në Ukrainën lindore, që do të hyjë në fuqi nga e shtuna në mesnatë.

 

Njoftimi pasoi bisedimet maratonike që zgjatën gjatë gjithë natës në kryeqytetin e Bjellorusisë ndërmjet udhëheqësve të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

 

Nuk janë dhënë hollësi të tjera rreth marrëveshjes për armëpushimin.

 

Takimi i nivelit të lartë u organizua me ngut javën e kaluar, pasi që kancelarja  gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande, i paraqitën një plan të paqes presidentit rus Vladimir Putin në Moskë.

 

Presidenti francez e kishte përshkruar takimin në Minsk si “një nga mundësitë e fundit” për arritjen e paqes në rajonin e rrënuar të Ukrainës lindore, ku separatistët pro rus po luftojnë tash e dhjetë muaj kundër forcave të Ukrainës. Të paktën 5 mijë e 400 veta janë vrarë gjatë luftimeve dhe mijëra janë plagosur./zeriamerikes

Artikulli paraprakVrasja e muslimanëve dhe politikanët tanë!
Artikulli vijuesZvicra, sanksione të reja kundër Sirisë