Mbreti Selman: Palestina është prioriteti im më i madh

Në javët e fundit gjatë fjalimeve televizive qeveria e re saudiane ka prezentuar prioritetet më të mëdha të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme. Mbreti Selman ka thënë se do të mbroj interesat e muslimanëve dhe arabëve duke potencuar se shteti i Palestinës me kryeqytet Jerusalemin është prioriteti më i madh, shkruan islambosna.
 
Gjatë fjalimin të tij të parë pas marrjes së fronit mbreti Selman tregoi se si do të duket politika e qeverisë së tij. Pas përmendjes së Palestinës si një nga prioritetet më të mëdha, përmendi edhe rëndësinë e respektimit të ligjeve aktuale dhe dënoi të gjitha përpjekjet e ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të Arabisë Saudite.
 
“Mbrojtja e çështjeve arabe dhe Islame, në krye të të cilave është shteti legjitim i Palestinezëve me Jerusalemin kryeqytet do të mbetet prioriteti më i madh i yni.
Artikulli paraprakKanadë: Muslimanja me hixhab refuzon 50 mijë dollarë donacion
Artikulli vijuesPse saudianët ndërtojnë xhami të vogla?