Konfirmohet: Izraeli sulmon kufirin siriano-libanez

Forcat izraelite kanë sulmuar një objektiv në kufirin sirian-libanez gjatë natës, tha një diplomat perëndimor dhe tri burime rajonale të sigurisë.

Burimet, të cilat refuzun të bëhen publike për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk kishin asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me atë që ka goditur Izraeli, apo për vendndodhjen e sulmit.
Ushtria libaneze njoftoi për një prani të madhe të avionëve izraelitë mbi territorin e saj
“Ky sulm ishte provokim i qartë në zonën kufitare”, tha një burim i sigurisë. Një diplomat perëndimor në rajon, tha se “diçka ka ndodhur”, pa dhënë hollësi.
Në Jeruzalem, ushtria izraelite nuk pranoi asnjë koment.
“Ne nuk do komentojmë për raportet e këtij lloji,” tha një zëdhënëse izraelite e Mbrojtjes.
Provokimet e këtilla nxisin edhe më tutje konflikt në Lindjen e Mesme, ku çdo ditë, nga të gjitha anët, humbin jetën qindra muslimanë.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShefi sirian i opozitës, i gatshëm për bisedime me Assadin
Artikulli vijuesSërfisti nga Hawaii kapi dallgën 30-metërshe