Mbroni dhëmbët tuaj

Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet bërë kujdes edhe me ato ushqime të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve.
 
Sipas stomatologëve, disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: Mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja, etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet bërë kujdes edhe me ato ushqime të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve.
 
Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.
 
Por ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme, si: lëngjet e frutave, pijet energjike, frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme, përmbajnë sasi të lartë të sheqernave të cilat nxisin kariesin dentar.
 
Gjithashtu, edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj, si dhe pijet dietetike që përmbajnë sheqerna artificiale.Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve, duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.
 
Një tjetër faktor është edhe ndryshimi i temperaturave të ushqimeve apo lëngjeve që ne konsumojmë. Uji shumë i ftohtë ose lëngjet e nxehta bëjnë që të kemi dhëmbë që rrezikojnë të gërryhen ose të nxihen nga prishja.
Artikulli paraprakKrimet e Iranit në rajonin e Ahvazisë
Artikulli vijuesKFOR-i kërkon qetësi gjatë rivarrimit të eshtrave të Boletinit