Mbushet me maqedonas Enti Shtetëror për Statistika, shqiptarët mbeten në shtëpi?!

Enti Shtetëror për Statitika vazhdon të maqedonizohet. Në këtë institucion kryesor që është përgjegjës për regjistrimin e popullatës kanë të drejtë të punësohen vetëm maqedonasit, e jo edhe shqiptarët. 25 maqedonasit në muajin prill janë ulur në karriket e punës në këtë Ent bënë të ditur Agjencia e Lajmeve “ZHURNAL”.

Mirëpo nuk është punësuar asnjë nëpunës shqiptar.

“Zhurnal” raporton se në këtë Ent për Statistika shqiptarët nuk kanë asnjë pozicion kryesor, janë të anashkaluar tërësishtë nga maqedonasit.

Nga ky institucion janë të pakapshëm për deklaratë zyrtare. Më këtë dëshmohet se në Entin shtetëror për Statistikë kanë eksluzivitet të punësohen vetëm maqedonasit.
Një prej kushteve që do të duhej të zbatoheshin për të siguruar zhvillimin korrekt të Regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në Maqedoni është edhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave (ESHS).
Mirëpo punësimet e fundit të 25 maqedonasve dëshmojnë se Enti Shtetëror për Statistika shëndrohet në institucion monoetnik maqedonas dhe shkel ligjet dhe kushtetutën, pasi në mesin e 300 punonjësve numërohen mezi vetëm 50 shqiptarë edhe atë shumica me pozicione tëpër të ulëta si referent të rinjë.
Kërkesa për rritjen e përfaqësimit u artikulua disa kohë më parë edhe nga BDI cili kërkoi që Statistikat të ekipoheshin me më shumë punonjës shqiptarë, gjë që do të rriste kredibilitetin e vetë institucionit dhe besueshmërinë e të dhënave që do të përpunonte nga numërimi i popullatës në terren.

Ndryshe, Enti shtetërorë për statistikë, si institucion shtetëror, ka rëndësi të të madhe, prej ku bëhet edhe hartimi i politikave socio-ekonomike, arsimore, shëndetësore si dhe është njëra nga institucionet kyçe që organizon dhe zbaton Regjistrimin e popullsisë.

Artikulli paraprakMbi 60 mijë kërkesa për azil në Maqedoni
Artikulli vijuesMeha: Sonte të gjithë kuq e zi