Një studente egjiptiane, e cila kohëve të fundit është liruar nga burgu, tha se ajo ishte objekt i ngacmimit seksual në duart e personelit të sigurisë.
Ayat Hamada, e cila është arrestuar gjatë pjesëmarrjes së saj në një protestë në Universitetin Al-Azhar, tha në një konferencë shtypi të mbajtur në një qendër të të drejtave në Kajro të hënën se zyrtarët e sigurisë e kishin arrestuar atë, përderisa ishte në kampus duke protestuar kundër ndalimit të studenteve femra. Konfereca u transmetua nga kanali i gazetës në internet “Rassd” në Youtube.
Në ditën e arrestimit të saj, forcat e sigurisë Hamadën e zvarritën deri tek automjeti i tyre. “Personeli i sigurimit më prekën të gjitha pjesët e trupit tim,” tha ajo.
Ajo tha se zyrtarët kishin vënë fishek në qantën që i kishte rënë asaj gjatë arrestimit, për të akuzuar atë për posedim të municionit.
“Si do të hyja në kampusin e universitetit me municion në qantë, ku studentët para hyrjes kalojnë nëpër disa kontrolle të sigurisë?” pyeti ajo.
Hamada tha se oficeri në stacionin policor e ka kërcënuar se do të sulmojë seksualisht atë nëse ajo kontakton familjen e saj për t’iu treguar atyre nëpër çka po kalonte ajo.
Ajo foli për udhëtimin e saj nga stacioni policor deri në burg me një automjet të mbushur me 14 femra.
Kur ajo dhe studentet e tjera arritën në burg, ato i gjetën studentët meshkuj të cilët ishin duke iu nënshtruar asaj që është e njohur zakonisht si “tashrifa”, një valë e torturës që përballen të ndaluarit kur arrijnë në burg.
Ajo vuri në dukje se personeli i sigurisë i kishte zhveshur meshkujt përpara femrave dhe pastaj i rrihnin me shkopinj dhe rripa. Ata ngacmuan çdo femër që kundërshtonte torturimin e meshkujve.
Hamada tha se ishte kërcënuar me përdhunim dhe që do t’i nënshtrohej një testi të virgjërisë./mesazhi/
You Might also Like
Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga Emiri i Kuvajtit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili arriti në mbrëmje në Kuvajt, u prit…
By
Redaksia
1 Min Read
Rusia do të dërgojë trupa në Siri?
Rusia është e gatshme të dërgojë personel të saj ushtarak në Siri, me qëllim që…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia armatosë avionët e saj të telekomanduar
Avionët e telekomanduar të Forcave të Armatosura të Turqisë në testet e kryera me raketa…
By
Redaksia
2 Min Read
Ishulli Lezbos, Tetë emigrantë mbyten në Egje, mes tyre tre fëmijë
Tetë emigrantë mes të cilëve edhe tre fëmijë janë mbytur në brigjet e detit Egje,…
By
Redaksia
1 Min Read
Britania premton dërgimin automjete të blinduara për çlirimtarët sirianë
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, ka thënë se vendi i tij do t’iu…
By
Redaksia
3 Min Read
Egjipt: Konfiskohet pasuria e Vëllazërisë
Qeveria egjiptiane do të konfiskojë të gjithë pronat dhe asetet e Vëllazërisë Muslimane, partisë politike…
By
Redaksia
1 Min Read
