Ardit Zenelhoxha, i riu që u arrestua me akuzën se mbyti nënën e tij është marrë në pyetje nga ekspertë të krimit në familje.
Sipas burimeve konfidenciale nga Policia, bëhet e ditur se fjalët e tij kanë qenë të pakta, por të përsëritura të njëjtat gjëra. Pyetjes se përse e mbyti nënën e tij, Arditi i është përgjigjur: “Dëgjoja zhurma”.
Kur e pyesnin se çfarë zhurmash dëgjonte, Arditi sërish shkurt është përgjigjur: “Nëna bënte zhurmë”, duke mos qartësuar se çfarë zhurme bënte nëna e tij.
Pas kësaj, ekspertët kanë mundur të zbardhin edhe vrasjen. Arditi, pasi ka dëgjuar zhurma, ashtu si edhe deklaron, ka hyrë në dhomën e nënës, ku ende nuk dihet nëse kjo e fundit ka qenë në gjumë apo zgjuar, dhe me gjithë fuqinë që kishte, i ka vendosur duart në fyt dhe e ka mbytur atë, duke mos i lënë kohë të vetëmbrohej.
Pas kësaj, kur është ndërgjegjësuar për atë që ka bërë, ai ka kërkuar ndihmën e xhaxhait të tij, edhe pse mësohet se këtij të fundit nuk i ka dhënë shumë detaje rreth vrasjes apo që të kërkonte falje ose ngushëllim për krimin që sapo kishte bërë/ Panorama