Me kërkesë të kryetarit, banorët bëjnë nga tre orë gjumë për çdo pasdite

Të gjithë e dinë atë ndjenjë: sapo keni ngrënë drekë, ka kohë që jeni zgjuar dhe shumë orë tjera duhet pritur para se të bini për të fjetur. Teksa ju mjaftoheni vetëm me mbyllje të syve për një çast, banorët e qytetit Ador në Valencia të Spanjës, flenë nga tre orë në ditë.
Kryetari i vendit, Joan Faus Vitoria, ka kërkuar nga punëdhënësit që t’i lirojnë punëtorët dhe prindërit të kujdesen për fëmijët që janë në shtëpi prej orës dy deri në pesë të pasdites.
 
Askush nuk dënohet nëse nuk fle, por mjafton të mos bëjnë zhurmë të panevojshme për tre orë të caktuara gjatë pasdites, transmeton Telegrafi.
 
Vendimin e tij zyrtar, kryetari Vitoria e ka arsyetuar me atë se “pas një gjumi të mirë, të gjithë do të jenë më të relaksuar dhe do të kenë më shumë vullnet për punë”. /Telegrafi/
Artikulli paraprakKëta janë pesë kriminelët më të kërkuar të botës që janë ende në liri (Foto)
Artikulli vijuesDrogba preferon transferimin te Interi