Mjekët thonë se konsumimi i tepruar i kripës shkakton tensionin e lartë të gjakut, që është edhe shkaku kryesor i shumicës së vdekjeve në tërë botën.
Madje, shumë studiues mendojnë se kripa është afërsisht në nivel të duhanit sa i takon shkaktimit të vdekjeve në gjithë botën.
Sasia e kripës e nevojshme në ditë është 350 miligramë, por kjo shifër dhjetëfishohet nga shumë njerëz.
Kripa shpesh konsumohet përmes ushqimeve të përpunuar, dhe veçanërisht nga njerëzit të cilët konsumojnë ushqim të shpejtë.