Bundestagu gjerman miratoi sot një rezolutë, me të cilën prindërve myslimanë e hebrejë u jepet e drejta për t’i bërë synet djemtë e tyre.
Rezoluta, e aprovuar me shumicë votash, nuk ka efekt obligues juridik, mirëpo, me të synohej të qetësohej bashkësia ndërkombëtare pas reagimeve të ashpra që pasuan vendimin e një gjykate në Këlln.
Gjykata kishte vendosur, në një rast, që synetia është “dëmtim trupor” dhe se përbën “një akt kriminal”.
Qeveria gjermane pritet ta ndryshojë legjislacionin, më vonë këtë vit, për t’i mbrojtur mjekët nga dënimet pas performimit të synetisë.
Edhe pse kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte tërhequr vërejtjen se me ndalimin e synetisë Gjermania do të bëhej objekt shakaje në botë, një numër i madh i gjermanëve janë kundër këtij rituali fetar, të cilin e zbatojnë tradicionalisht myslimanët dhe hebrejtë./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Egjipti po rrit koston e vizës turistike
Egjipti që nga 1 nëntori i këtij viti do të rrisë koston e vizave turistike,…
By
1 Min Read
Obama në mbrojtje të marrëveshjes me Rusinë
Presidenti Barak Obama thotë se marrëveshja amerikano-ruse përmbush një objektiv kryesor amerikan lidhur me stoqet…
By
3 Min Read
Qeveria kanadeze rikonfirmon premtimin se do të pranojnë 25 mijë refugjatë sirianë
Ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, John McCallum duke marrë pjesë në një program…
By
2 Min Read
Erdogan u bën thirrje arabëve për krijimin e një zone tampon në Siri
Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, gjatë një interviste për një tv turk, u shpreh se Turqia…
By
1 Min Read
Izraeli shemb objekte arkeologjike islame pranë xhamisë Aksa
Organizata e vakëfit dhe trashëgimisë “Aksa” ka bërë publike shembjen nga ana e Izraelit të…
By
1 Min Read
Egjipt: Kërkohet fuqishëm rikthimi i Presidentit Morsi
Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur padrejtësisht, Muhammad Morsi, janë mbledhur sot në Kajro,…
By
1 Min Read
