Më shumë se 20 persona humbën jetën në Rusi për shkak të të ftohtit

Ditën e djeshme në Rusi më shumë se 20 persona humbën jetën dhe mbi 270 të tjerë pësuan ngrirje të gjymtyrëve për shkak të të ftohtit anomal.

Për më shumë se një javë vendi ndodhet nën pushtetin e një të acari të rreptë – nga minus 18 gradë në Moskë deri në minus 50 gradë Celsius në Siberi. Meteorologët pohojnë se anomali të tilla nuk janë vërejtur që prej vitit 1938. Që nga fillimi i motit të ftohtë deri më tani kanë vdekur 45 persona për shkak të acarit të paparë.

Artikulli paraprakLufta në Siri dhe Rusia tejkalon planin e eksporteve ushtarake
Artikulli vijuesVeshja 3D për dembelët dhe ushtarakët