Në tremujorin e parë raportohet për më shumë vende të lira pune në krahasim me vitin e kaluar. Ofertat për punë janë rritur veçanërisht në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Në tremujorin e parë numri i vendeve të lira të punës është rritur për 9 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë kërkohen punëtorë në industri, në profesionet teknike dhe në shëndetësi.
Kështu thuhet në raportin e publikuar nga “Adecco”.
Numri i vendeve të lira në Zvicrën Lindore është rritur për 47 për qind. Në rajonin e Gjenevës (+20 për qind).
Indeksi i Tregut të Punës është publikuar nga “Adecco Schweiz”, në bashkëpunim me “Swiss Job Market Monitor” (SSM) në Institutin Sociologjik të Universitetit të Cyrihut. Ai bazohet në anketat tremujore nga firmat që kanë shpallur vende të lira, nga 90 gazeta dhe 12 portalet në internet dhe 1300 faqet në internet të kompanisë