Mediat kroate: Lavdrim Muhaxheri xhihadisti John i Ballkanit, Kaçaniku me 22 luftëtarë në ISIS

Sipas një reportazhi të realizuar nga televizioni publik kroat (HRT), Kosova i ka dhuruar xhihadistëve të shtetit islamik më së shumti luftëtar nga Evropa, duke marrë parasysh popullsinë e përgjithshme, derisa qyteti i Kaçanikut në kufi me Maqedoninë po “udhëheq” në rekrutim për ISIS.

Në Siri dhe Irak po luftojnë 22 burra, nga një total prej 34.000 banorë të Kaçanikut, kurse njëri prej tyre është Lavdrim Muhaxheri, të cilin e quajnë xhihadisti John i Ballkanit. Megjithatë, zyrtarët lokale mohojnë gjithçka dhe për dëmtim të reputacionit fajësojnë mediat, transmeton lajmi.net.

Njëri prej tyre është edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, i cili ka qenë atje për tre vjet dhe është njohës i mirë i situatës. Ai thotë se një numër i njerëzve kanë shkuar të luftojnë në vende tjera, derisa në Kaçanik nuk është ekziston as edhe një rast i evidentuar për ndonjë konflikt që është i lidhur me besimin.

Sipas HRT, papunësia, varfëria dhe mungesa e shpresës, janë arsyet më të shpeshta pse të rinjtë nga këto zona po shkojnë në Irak dhe Siri, ku po u premtohet “qumësht dhe mjaltë”, si dhe të ardhura vjetore deri në 30.000 euro. Megjithatë, ata shumë shpejt e kuptojnë se janë mashtruar, dhe kështu disa prej tyre vendosin të kthehen. Ndërkaq, psikologët lokal që merren me këtë çështje, pretendojnë se nuk e dinë se cili grup është më i rrezikshëm – ai që shkon me eufori apo ata që kthehen të mashtruar, dhe për këtë policia është në frikë nga këta ekstremistë.

Kaçaniku pikërisht për shkak të besimit e ka fituar këtë epitet, duke marrë parasysh se 22 banorë të këtij vendi janë duke luftuar në Siri dhe Irak për të ashtuquajturën organizatë shteti islamik.

Lavdrim Muhaxheri 3Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka deklaruar se është shumë e mundshme që kjo histori ti ketë prishur imazhin këtij qyteti, por në të njëjtën kohë thekson se në qytet mund të shëtisni një muaj nëpër rrugë dhe nuk do të vërehet ndonjë gjë që ka të bëjë me një sjellje të tillë.

Megjithatë, në rrugët kryesore të qytetit personat që janë të lidhur me vehabizmin ikin nga kamerat, sikurse shumica e qytetarëve nga komentet, që mund t’i atribuohen frikës apo diçkaje tjetër.

Afrim Habibi, komandant i stacionit të policisë në Kaçanik, ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar nuk kanë evidentuar ndonjë person që ka udhëtuar për në Siri, duke shtuar se ka shumë më pak aktivitete për të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me rekrutimin.

 

Artikulli paraprakI dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit shpallet i pafajshëm
Artikulli vijuesEdi Rama i shpall luftë ISIS: Gati të ndërhyjmë në çdo formë nëse na e kërkon NATO