Mediat: në Arabinë Saudite u gjetën raketa për asgjësimin e Izraelit dhe Iranit

Revista Jane’s Intelligence Review me seli në Londër ka raportuar sot se e ka identifikuar një bazë raketore të re në Arabinë Saudite, e cila nuk ishte e njohur më parë.

Raporti thotë se ekzistojnë shenja se raketat e lansuara nga ky lokalitet në shkretëtirë mund ta marrin në shënjestër Izraelin dhe Iranin.

Zyrtarët e Arabisë Saudite nuk kanë bërë komente për këtë raport.

Sipas imazheve satelitore të marra më 21 mars të vitit 2013, baza është e vendosur në afërsi të qytetit të Al-Watah. Në të ka dy platforma për lëshimin e raketave. Ekspertët besojnë se distanca e fluturimit të këtyre raketave është së paku 2.000 km dhe se ato janë të afta të mbartin një mbushje me peshë 2 ton.

Artikulli paraprakNëna masakron të birin me 90 goditje gërshërësh, e kafshoi ndërsa i jepte gji
Artikulli vijuesNëna masakron të birin me 90 goditje gërshërësh, e kafshoi ndërsa i jepte gji