Ministri i Jashtëm libanez mbron përfshirjen e Hizbullahut në Siri

Ministri libanez i Punëve të Jashtme, Adnan Mansour mbrojti ndërhyrjen Hizbullahut në Siri gjatë një fjalimi në Ligën Arabe në Kajro.

Adnan vuri në dukje se prania e grupit militant shiit në Kusejr është një akt “parandalues” i cili gjoja se mbronë familjet shiite nga dhuna.
Ai gjithashtu vuri në dukje se “këmbëngulja e grupeve të armatosura dhe frikësimi i popullit libanez ka bërë që banorët e fshatrave pranë kufirit sirian të formojnë komitete të armatosura për të mbrojtur veten.”
Sipas Mansour, Libani gjithmonë ka pasur një pozicion të qartë të shkëputjes nga konflikti sirian, por gjërat kanë ndryshuar që kur konflikti rrëshqiti nga kufijtë.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakE verteta dhemb, por nuk mund te ndryshohet!
Artikulli vijuesÇlirimtarët sirian marrin kontrollin pranë Lartësirave Golan