Dje para Komisionit të Medresesë Isa Beu në Shkup në përbërje të: hafiz Shafi Osmani (Kryetar), hafiz Sheval Azizi (anëtar) dhe hafize Selvie Dardhishta (Muhafize), dha provimin e hifzit Hafize Meral Kamberi me notë të shkëlqyeshme.
Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i Bashkësis Fetare Islame Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, drejtori i Medresesë Isa Beu, profesorë, hoxhallarë dhe një numër i madh mysafirëve.
Fillimisht kryetari i komisionit të hifzit, hafiz Shafi Osmani tregoi për rrjedhën e dëgjimit të hafizes, duke vlerësuar hafizen për mbamendje të shkëlqyeshme.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori i Medresesë Isa Beu Shkup prof. Ibrahim ef. Idrizi i cili potencoi se Medreseja Isa Beu brenda këtyre pesë viteve ka nxjerrë 18 hafiza dhe hafize kjo është një meritë e madhe e Medresesë Isa Beu. Këtë manifestim e përshëndetën edhe muftinjtë që ishin prezent, duke i uruar hafizes suksese në studimet e mëtutjeshme dhe në jetë.
Fjalën e rastit në këtë manifestim e mori edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i cili theksoi: unë mburrem me të arriturat e Medresesë Isa Beu e cila viteve të fundit përveç se është një vatër e arsimit të mesëm është bërë edhe një Institut i Hifzit, i cili është duke na befasuar me këto hafiza. E nderuara hafize, Muhammedi a.s ka thënë: “ Njerëzit më të zgjedhur të ummetit tim janë hafizat” ju prej sot jeni në këtë kategori të cilën e ka cekur Muhammedi a.s. Ju jeni vajza e dytë e kësaj familje që keni kryer hifzin dhe kjo është një bereqet për familjen tuaj dhe prindërit tuaj në veçanti”, theksoi kreu i BFI-së H. Sulejman ef Rexhepi.
Vwrtetimin, apo çertifikatën e hifzit ia dha Kryetari i BFI-së h. Sulejman ef Rexhepi, ndërsa duan e hifzit e bëri Lloman ef. Kamberi.