Profesori Isa Memishi: Gylenistët pasi që dëmtuan Turqinë, do ta dëmtojnë edhe Kosovën

Pas tentativës së dështuar për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, kishte reagime të shumta nga vende të ndryshme të botës, ku në mes tyre është edhe shteti mik i Turqisë, Kosova. Në një intervistë për Agjencinë Anadolu, Isa Memishi, profesor dhe shef i degës së Orientalistikës, në Universitetin e Prishtinës ,tha se qeveria e Kosovës duhet të veprojë sipas kërkesave të Republikës së Turqisë, e cila është zgjidhur në mënyrë demokratike, dhe se në qoftë se shteti turk kërkon që të merren masa për këto organizata apo institucione të lidhura me strukturat paralele, atëherë shteti i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshme.

“Nëse nisemi nga parimi që kush do që e dëmton mikun, e dëmton edhe të zotin e shtëpisë, atëherë unë mendoj që nëse këto institucione apo organizata janë në kundërshtim me interesat e popullit turk dhe qeverisë së Turqisë, s’do mend që të njëjtat organizata një ditë do ta dëmtonin edhe interesin e Kosovës”, tha profesori Isa Memishi.

Duke vënë në dukje se Kosova ka nevojë për një zë të fuqishëm brenda NATO-s, dhe se ai zë ka ardhur gjithmonë nga Turqia, Memishi u shpreh se shteti turk ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte, si në integrimin e asociacioneve ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e diplomacisë dhe të arsimimit. Sipas profesor Memishit, destabilizimi i Turqisë do të ishte destabilizim i rajonit.

“Një destabilizim i Turqisë do të ishte destabilizim i gjithë rajonit, andaj aq më tepër për neve, për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe rajonin nuk i konvenon një Turqi e destabilizuar, por një Turqi e cila është stabile, ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe me gjithë qenien e saj është në shërbim të paqes në rajon dhe më gjerë”, theksoi profesori Memishi.

Memishi  i bën apel qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës, që të jetë gjithmonë në krah të qeverisë të cilin e zgjedh elektorati i Turqisë dhe në asnjë mënyrë të mos rreshtohen në anën e forcave që janë kundër votës së elektoratit turk. /SHENJA/

Artikulli paraprakGjinishi: Në Shqipëri strukturat paralele të Gulenit kanë aktivitet kriminal
Artikulli vijuesImami nga Shkupi, kryetar i forumit Islam në Mynih: Kjo është një tragjedi e madhe