Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha ka dhënë përkrahjen e tij morale për djelmoshat e kombëtares, që sonte përballen me Portugalinë.
Meha nuk është ftuar nga De Biasi për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji, pasi nuk është në gjendjen e tij më të lartë fizike, transmeton Koha.net.
“Ku jeni shqipe, sonte të gjithë kuq e zi”, ka shkruar Meha, në Facebook.
Kurse në foto gjithashtu është edhe mesfushori tjetër që nuk është ftuar nga De Biasi, Valdet Rama.