MEHMET AKIF ERSOJ
Personalitet Shqiptaro Turk
Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.
U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët.
“Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e Kur’anit dhe persishten, gjuha e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e kishte gjuhë amtare…”.
“Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)’ ku kishte shkuar edhe në Pejë për t’u çmallur me të afërmit”.
Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur “Kur’an – a Hitap”. Një vit më pas filloi të botojë në revistën “Resimli Gazete”. Në vitin 1908 filloi botimi i revistës “Sirati-i-Mustakim”, duke qenë kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me pseudonimin “Sa’di”.
Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur “Asim”, e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë vëllime, “Bir Gece”, “Bir Ariz”, “Ne eser”, “Ne de Semer”, Derviç Ahmet”, “Sa’di Pasa Imami”, etj.
Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të tjera”.
Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët.
Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. “Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin perëndimor, të ashtuquajtur “qytetërim”. M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët…partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908″.Gjimnazi privat turko-shqiptar në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.