“Do të jemi të detyruar të kundërpërgjigjemi në rast se SHBA-të do të përpiqen të vendosin taksa ndaj produkteve të importura nga Meksika për financimin e murit”, tha Videgaray
Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray ka paralajmëruar se mund t’i kundërpërgjigjen veprimit të presidentit amerikan Donald Trump i cili ka njoftuar se duke vendosur taksa të njëanshme do të sigurojë financimet e murit që planifikon të ndërtojë në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, vihet në dukje se Videgaray në një intervistë të dhënë në radio ka bërë disa deklarata në lidhje me propozimin për vendosjen e 20 përqind taksë ndaj produkteve të importuara nga Meksika për financimin e murit.
Videgaray, ka deklaruar se qeveria e Meksikës mund ti vendosë tarifa për disa produkte të caktuara SHBA-ve e cila është e varur nga eksportet në Meksikë.
Ai tha se vendi i tij beson në tregtinë e lirë. “Do të jemi të detyruar të kundërpërgjigjemi në rast se SHBA-të do të përpiqen të vendosin taksa ndaj produkteve të importura nga Meksika për financimin e murit”, tha Videgaray.
Videgaray tha se deklarata e tij nuk duhet të shihet si një kërcënim bosh dhe vuri në dukje se Meksika është e gatshme të përballet me këtë realitet.
Administrata e SHBA-ve ka njoftuar se propozimet për ndërtimin e murit do ti marrin muajin e ardhshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump vetëm 5 ditë pas ardhjes në detyrë më 20 janar, për të “parandaluar migrimin ilegal” dhe “për të rritur sigurinë kufitare” nënshkroi dekretin i cili parashikon ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, ku dhe kishte vënë në dukje se fillimisht financimet e murit do të siguroheshin nga qeveria federale dhe më pas kjo shumë do të merrej nga qeveria e Meksikës.
Ndërsa presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto ka deklaruar disa herë se nuk do të paguajnë për murin.