Meksikë, gjenden 16 njerëz të vrarë në një furgon

0
179

Policia meksikne bëri të ditur se ka gjetur trupat e 16 burrave brenda një furgoni të braktisur pranë një rruge në shtetin perëndimor të Guerreros.

Një prokuror lokal tha se të gjitha trupat kishin plagë të shumta plumbash.

Policia beson se 16 viktimat, të cilat janë ende për t’u identifikuar, mund të jenë viktima të një lufte të ashpër dhe të vazhdueshme mes dy karteleve të drogës, familja Michoacan dhe Templar Knights.

Njëmbëdhjetë trupa u gjetën afër një autostrade muajin e kaluar./tch/kohaislame