Meksikë, shkon në 20 numëri i të vdekurve nga përplasja e një autobusi me një tren mallrash

4 persona të plagosur nga aksidenti i rëndë ndërruan jetë në spital, ku ndodheshin nën kudesin mjekësor. Në këtë mënyrë numëri i personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik shkon në 20.

 

Shkon në 20 persona numëri i peronave që humbën jetën nga përplasja e autobusit me një tren mallrash në Nuevo Leon, në pjesën veriore të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).

 

4 persona të plagosur nga aksidenti i rëndë ndërruan jetë në spital, ku ndodheshin nën kudesin mjekësor. Në këtë mënyrë numëri i personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik shkon në 20.

 

Ndërkohë theksohet se trajtimi mjekësor i 26 personave të plagosur vazhdon.

 

Përplasja ndodhi kur autobusi ishte duke kaluar hekurudhën afër qytetit meksikan Anahuac. Në këtë aksident u plagosën 30 persona. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe ekziston rreziku që numri i të vdekurve të rritet. Në autobus kishte rreth 60 pasagjerë.

 

Mendohet se shkaku i aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë e autobusit./AA/

Artikulli paraprakZlatan Ibrahimoviç vendos mbi shpatullat tatuazhin me emrin "Abdullah"
Artikulli vijuesParanojat e “diktatorit” tërheqin zvarrë edhe BDI-në, drejtësia duhet të veprojë