Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, DR. Shefqet Krasniqi, gjatë vitit të kaluar u arrestua nga policia e Kosovës me akuzat për terrorizëm, ndërsa këtyre ditëve po merr pjesë në një konferencë kundër terrorizmit në Mekë.
Krasniqi kaloi një muaj në paraburgim, ku më pas u lirua për mungesë faktesh ndaj tij.
Krasniqi së fundi ishte pjesëmarrës në një konferencë për luftën kundër terrorizmit në Mekë, ku së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnavën, përfaqësuan Kosovën në këtë samit, thuhet sipas portali Sandzak Europe.
Gjatë konferencës, disa qindra përfaqësues të ulemave dhe komuniteteve myslimane në mbarë botën përmes letrave dhe diskutimeve të tyre kontribuuan në temën “Islami dhe lufta kundër terrorizmit”, në krye me myftiun e Saudisë Abdul-Aziz ibn Abdullah Al ash-Sheikh.
Vlen të theksohet se konferenca katër ditore e organizuar nga Liga Botërore Islame u mbajt nën patronatin e Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz në Mekë.
Në fotografi shihen edhe disa dijetarë nga Bosnja, të cilët qëndrojnë krah për krah me prijësit fetar të Kosovës.
You Might also Like
Policia i ndalon protestat që po organizohen pas Parisit
Policia në Paris njoftoi sot se ndalimi po përhapet për shkak të "kontekstit të tanishëm",…
By
1 Min Read
Përfundon punimet konferenca për Afganistanin në Londër
Në Londër ka përfunduar punimet konferenca kushtuar Afganistanit, ku është shprehur mbështetja për qeverinë dhe…
By
1 Min Read
Pakistan – 33 Të vdekur pas një tërmeti magnitudë 7.8 ballë
Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë tronditi sot një rajon në jugperëndim të Pakistanit, bëri…
By
1 Min Read
119 Të vrarë në sulmet e forcave të regjimit në Siri
Në sulmet e organizuara në mbarë vendin nga ana e forcave qeveritare të Esadit në…
By
2 Min Read
Franca: Të mos përdoret veto në KS të OKB-së për masakrat masive dhe gjenocidet
-Franca ka paraqitur një propozim në OKB që 5 vendet e përhershme anëtare në Këshillin…
By
2 Min Read
SHBA: Janë tërhequr trupat shtesë nga Afganistani
Zyrtarë amerikanë thonë se 33 mijë ushtarët e fundit shtesë, që ishin dërguar në Afganistan,…
By
1 Min Read
