Menaxhmenti i RTK-së, sërish ia censuron emisionin Ridvan Berishës

Menaxhmenti i RTK-së, sërish e ka censuruar emisionin “Debat”, që drejtohet nga Ridvan Berisha. Emisioni paraparë që të transmetohet live sonte, e premte në ora 20.50 ështe hequr nga skema programore.

Vete Ridvan Berisha ka shprehur shqetesimin e tij ne Facebook

Me sebep! Sonte me eshte heq emisioni nga skema programore. Me erdhi mjaft keq nga perfaqesues te larte te kater subjekteve politike, te cileve sot vone pasdite u deshte t’ua jap njoftimin se emisioni nuk mbahet megjithese z. Adem Grabovci, znj Teuta Sahatqija, z. Ilir Deda dhe znj Donika Kada Bujupi e kishin konfirmuar pjesemarrjen. Emisioni politik DEBAT mbahet nje here ne jave, te premten mbrema nga ora 20:50. Nuk besoj se te tilla situata sic ishte kjo sot, sherbejne si shembull i mire per transmetuesin publik.

E shoh me rendesi edhe paraqitjen e drejtorit gjeneral Mentor Shala ne festivalin e EBU ne Itali ne kontekstin e shpjegimeve si si funksionojne transmetuesit publik dhe cfare jane pervojat nga vende te ndryshme, nje emision ky qe u transmetua ne hapesiren e dedikuar te emisionit politik DEBAT. Por pa dashte me qene subjektiv, besoj se do te ishte ne interes te audiences te kishte shikuar edhe emisionin tim me ballafaqim te mazhorances dhe opozites, nje dite para protestes, nje prej temave kjo qe ka zene shume vend ne mediat tona.

Shihemi me kesmet te premten tjeter mbrema.kohaislame
Artikulli paraprakNuk ndalet Rama: Ose bashkim në Evropë, ose ndryshe
Artikulli vijuesLimaj: Vendi do të shkojë shpejt në zgjedhje të parakohshme