Mercedes GLB sipas Auto Bild

Gjuetarët e risive në botën e automobilave muajin e kaluar gjatë testeve kanë “zënë” edhe një risi nga kompania prestigjioze gjermane Mercedes, pra SUV-i GLB i cili do të vendoset mes Mercedes GLA dhe GLC.

Tani janë shfaqur disa fotografi të cilat revista e njohur gjermane “Auto Bild” i ka publikuar dhe përmes të cilave ka paraqitur pamjen e mundshme të Mercedes GLB, transmeton Koha.net.

Ky SUV i ri i Mercedesit do të bazohet në platformën MFA2 dhe do të vijë me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme, por disa versione të këtij modeli, natyrisht, do të ofrohen edhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Mercedesi nuk është i brengosur për rënien e mundshme të shitjes së modelit GLB dhe GLA, duke konstatuar se gjithmonë ekziston hapësirë e mjaftueshme për shtimin e veturave të reja.

Prandaj, Mercedes GLA dhe GLB do të kenë dallime shumë sa i përket pamjes. GLB do të karakterizohet me kabinën më të madhe, kapacitetin më të madh të bagazhit, si dhe me performancë më të mirë për të gjitha terrenet.

Artikulli paraprakKosova refuzoi miqësore me Marokun
Artikulli vijuesOperacion masiv, 200 policë kundër kanabisit në Shkodër