Mërdhijnë Policët e Kosovës, ata ende nuk kanë çizme të dimrit (Dokument)

Kemi hyrë në stinën e dimrit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ende nuk janë pajisur me çizme.

Kjo ngase policia e Kosovës që disa herë është duke e anuluar tenderin për çizme, shkruan Gazeta Monitor.

Së fundmi në muajin dhjetor të vitit të kaluar zyra e prokurimit në policinë e Kosovës e ka anuluar tenderin e fundit.

Por kjo e fundit sërish ka shpallur tenderin për furnizim me çizme.

Rreth 864 e 350 euro janë paraparë që të harxhohen për ta bërë furnizimin me këto çizme.

E zyra e prokurorimit do të blejë disa lloje të çizmeve për pjesëtarët e policisë së saj.

Grupi 1. Çizme standarde policore

Grupi 2. Çizme taktike për njësi speciale

Grupi 3. Çizme Policore me mbrojte te forte

Afati i fundit për dorëzimin e oferatve për tender është 14 shkurti i këtij viti.

Artikulli paraprakGjermani: Gjenden 19 refugjatë të ngrirë në një kamion
Artikulli vijuesTrump vendos armikun e rusisë në krye të shërbimeve sekrete amerikane?