Ditëve të fundit, Shoqata Nun, me aktivistët e saj, pandalë u është dalë në ndihmë emigrantëve që hyjnë në R. e Maqedonisë. Për çdo ditë nga 100-200 emigrantë depërtojnë në Maqedoni nga kufiri i Greqisë. Aktivistët e kësaj shoqate nuk ngurrojnë që të udhëtojnë nga Shkupi deri në Gjevgjeli për t’u ndihmuar në mënyra të ndryshme, qoftë me ushqim, veshmbathje, ujë apo duke ju ndihmuar në rregullimin e lejes së azilit. Edhe sot, rreth 100 emigrani ishin në stacionin hekurudhor, të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë, dhe mes tyre edhe një shtatzënë me bineq. Sipas fjalëve të mjekes nga H.E.R.A., nga UNHCR dhe Kryqit të kuq, meqë kanë mandat për t’u futur në meszonë, na informojnë se atje presin rreth 250 emigrantë për t’u futur në Maqedoni. Në këtë situatë të pamëshirshme, ndonjëherë ndodhë edhe diçka e bukur. Sot Muhamedi dhe Ala, babai dhe nëna, u përgëzuan me të sapolindurën Linaar. Kishin vendosur t’ia lënë emrin Linar, nga një lloj lule që lulëzon në dimër. Mbase në dimër kishin hyrë në ankth, dhe shpresojnë që të lulëzojnë dhe të fillojnë një jetë të re. Në foto, aktivisti i dalluar dhe kontribues i madh, Sedat Shabani, me babain duke mbajtur fëmijën në dorë. Në si portal, Linares së vogël i urojmë shëndet dhe jetë të mirë, të lulëzuar me Sirinë e lirë. S.Shabani
You Might also Like
Me snajperat e mi nga Serbia, do ti kishim vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së në vitin 2001
Shqiptarët e Maqedonisë po tronditen pas deklaratës së fundit të ish funksionarit të shërbimit të…
By
2 Min Read
Djali 23 vjeçar rrah babain 68 vjeçar në Xhepçishtë të Tetovës
I.L.(68) është lënduar në kokë dhe në shpatullën e djathtë nga fshati Xhepçishtë pas dhunës…
By
1 Min Read
Komandant QUFA votoi "kundër" dhe nuk iu nënshtrua VMRO-së (qysh bënë deputetët tjerë shqiptarë)
Me 72 vota “për”, 6 vota “të përmbajtur” dhe vetëm 1 votë “kundër”, Kuvendi i…
By
2 Min Read
Mjetet e BE-së s’arrijnë tek organizatat që ndihmojnë migrantët
Kufiri Maqedoni-Greqi është i lirë vetëm për migrantët, të cilët vijnë nga Siria, Iraku dhe…
By
4 Min Read
Saiti: Deri në vitin 2050 në Maqedoni, persona të moshuar do të jenë 33 për qind e popullatës
Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2050 në Maqedoni të moshuar do…
By
2 Min Read
Bilall Kasami takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav
“Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z.…
By
1 Min Read
