Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj do të mungojë në ndeshjen e javës së fundit në Bundesligë, ku Koln do përballet kundër Borussia së Dortmundit në “Signal Iduna Park”.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të 29-vjeçarit, por për një vendim të trajnerit Peter Stoger, i cili do të lerë të lirë lojtarët që do të marrin pjesën në finalet e Europianit me Kombëtaret e tyre.
Mavraj ka kërkuar të qëndrojë pushim pasi i duhet të rikuperojë energjitë për eventin historik për kuqezinjtë, pasi është aktivizuar rregullisht gjatë pjesë së dytë të sezonit.