Mërgimtarët e komunës së Likovës po grumbullojnë mjete financiare për të rindërtuar shkollën fillore në fshatin Orizare.
Një pjesë e mërgimtarëve nga ky fshat kanë nisur grumbullimin e mjeteve për shkollën, derisa nga ana tjetër ministria e arsimit dhe shkencës, por edhe komuna e Likovës, nuk kanë paraparë mjete.
Ky aksion po ndodhë në kohën kur ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, po qëndron në Stamboll.