Francois Holland dhe Angela Merkel kanë vendosur ta paraqesin një propozim të përbashkët për organizimin e pritjes së refugjatëve dhe vendosjen e tyre në Europë.
Vendimi për të paraqitur një propozim për zgjidhjen e krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Europës, ka ardhur pas numrit të madh të të vdekurve gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin, njofton Pallati Elise, transmeton Indeksonline.
“Këta burra e gra me familjet e tyre po ikin nga lufta dhe persekutimi. Ata kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe këtë ua kemi borxh. Konventat e Gjenevës të miratuara pas luftës, janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Europa duhet t’i mbrojë ata ngaqë ajo paraqet shpresën e fundit për ta”, thuhet në deklaratë.
Ky është plani i cili thuhet të jetë në propozim:
Shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre, do të vendosen në Gjermani.
Në Francë do të shkojnë 26.000, Spanjë 16.000 ndërsa në Britani të Madhe do të duhet të shkonin 17.000, por ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në planin e përbashkët.
Polonia do të marrë rreth 10.000 refugjatë, Holanda rreth 8.000, Portugalia do të marrë 7.200, Rumania 6.900, Republika Çeke 5.500, Suedia do të pranojë rreth 5.400, në Belgjikë do të vendosen rreth 5.300, Austria rreth 4.800 dhe Kroacia 3.200. Këtu ka një përjashtim sepse thuhet se Kroacia do të duhej të pranonte rreth 700 refugjatë.
Përveq kësaj, në bazë të dokumenteve që thuhet të kenë rrjedhur nga BE-ja, Hungaria tash në territorin e saj ka 54.000 refugjatë, Italia ka 39.600 dhe Greqia ka 66.400 refugjatë.