Merkel hedh poshtë mundësinë për shlyerjen e borxhit të Greqisë

“Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Greqinë, si dhe me vendet tjera të goditura nga kriza e vështirë, nëse këto vende vazhdojnë të zbatojnë reformat dhe masat e kursimit”, tha kancelarja gjermane

“Kishte falje të mjaftueshme të borxhit nga huadhënësit privatë. Bankat tashmë kanë ulur miliarda të borxhit grek,” tha Merkel.

Megjithatë, ajo theksoi se vendet evropiane vazhdojnë të solidarizohen me Athinën dhe qytetarët e saj. “Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Greqinë, si dhe me vendet tjera të goditura nga kriza e vështirë, nëse këto vende vazhdojnë të zbatojnë reformat dhe masat e kursimit”, tha kancelarja gjermane.

Ndërkohë, partia Syriza, e cila fitoi zgjedhjet e fundit në Greqi, tha se nuk do të kthehen të gjitha borxhet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.

Artikulli paraprakHolandë, hetim penal për ata persona që kanë bërë thirrje për zjarrvënie ndaj xhamive
Artikulli vijuesMoskë, digjet biblioteka e Akademisë ruse të Shkencave, me mbi 14 milion libra