Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili i ka vrarë pesë policë në Dallas, javën e kaluar, ishte duke përgatitur komplot të shkallës së gjerë, për t’i sulmuar pjesëtarët e forcave të zbatimit të ligjit, me gjasë me eksploziv, ka thënë mbrëmë shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Personi afrikano-amerikan, Mica Johnson, 25 vjeçar, kishte thënë se ishte i zemëruar me vrasjet e personave zezakë nga policia dhe dëshironte t’i vriste oficerët e bardhë.
“Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera”, i tha rrjetit CNN, shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Mëtutje, ai ka theksuar se vdekjet aktuale të dy personave zezakë në duart e policëve në Minesota dhe Luiziana, kanë ndikuar në këtë banor të Teksasit, që “t’i përshpejtoj” planet e tij për sulm javën e kaluar, gjatë protestës kundër vrasjeve të personave të zi nga policia.
Ai tha se ishte “i bindur” se Johnson kishte plane më të mëdha.
Shefi i policisë së Dallasit, David Brown, i tha rrjetit CNN se një revistë në shtëpinë e sulmuesit Johnson, sugjeronte se ai ishte stërvitur për detonimin e eksplozivit dhe dukej i gatshëm për të sulmuar caqe më të mëdha.
Personi i armatosur, Mice Johnson, është vrarë gjatë të shtënave me policinë.
You Might also Like
Smajl Latifi kryetar i Rahovecit
Samjl Latifi i AAK-së është kryetar i ri Rahovecit, pasi në garën e balotazhit e…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjermania në Maqedoni do t`i ktheje 5.514 azilant ekonomik
Pushtetarët gjerman për një kohë të shpejtë në Maqedoni do t`i kthejnë 5514 azilant ekonomik…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për rastin "Monstra"
Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, së sipas aktakuzës së ngritur ata dyshohen…
By
Redaksia
2 Min Read
Irak: Falluxha tërësisht nën kontrollin e “Shtetit Islamik”
Qeveria e regjimit shiit irakian ka humbur kontrollin e qytetit të Falluxhës, që aktualisht ndodhet…
By
Redaksia
2 Min Read
Kur bora e mbyll derën e shtëpisë (Foto)
Stuhitë e borës në Shtetet e Bashkuara të Amerikanës, kanë bërë që banorët të mbyllen…
By
Redaksia
1 Min Read
Trump garon me veten, tërhiqet edhe John Kasich
Pas Ted Cruz edhe John Kasich dorëzohet përballë uraganit Donald Trump. Rivali i vetëm i…
By
Redaksia
2 Min Read
