Pas përfundimit të takimit në Bratislavë, kancelarja gjermane Merkel tha se qëllimi i BE-së është të pengojnë emigrimet e paligjshme në Evropë
Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të cilët janë mbledhur në Bratislavë, ka thënë se në nivel të Unionit do ti marrin hapat e nevojshëm për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve në lidhje me krizën e refugjatëve, të sigurisë dhe gjendjen ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mendoj se Bratislava është fillim i mirë për punë të përkushtuar. Të gjithë pajtohen se tani nuk është koha për deklarata të mëdha për ndryshime në traktatet themelore të BE-së. Ajo që ne tani duhet të bëjmë është që me hapa konkrete të realizojmë atë që u kemi thënë qytetarëve tanë”, ka thënë Merkel.