Merkel, për herë të parë, viziton Kirgizinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë Kirgizinë më 13 dhe 14 korrik.

Do të jetë kjo vizita e parë e lideres gjermane në shtetin e Azisë Qendrore.

Merkel do të bisedojë me presidentin kirgiz, Almazbek Atambaev, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Merkel dhe Atambaev do të flasin për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, ka bërë të ditur zyra e presidentit kirgiz.

Në muajin mars, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar Kirgizinë dhe shtete të tjera të Azisë Qendrore.

Ky udhëtim është thënë se është fokusuar në luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal dhe lidhjet ekonomike.

Artikulli paraprak“Ndërhyrja e Britanisë në Irak, pa u shteruar të gjitha mundësitë diplomatike”
Artikulli vijuesPolicia vret edhe një person me ngjyrë në SHBA