“Ndërhyrja e Britanisë në Irak, pa u shteruar të gjitha mundësitë diplomatike”

Hetimi i kryer nga John Chilcot, një nëpunës civil i pensionuar, thotë se ndërthyrja britanike ka qenë tërësisht e gabuar dhe se qeveria e Britanisë ka dështuar në përmbushjen objektivat që ka pasur.

Britania e Madhe është përfshirë në luftën e Irakut të vitit 2003 në bazë të të dhënave inteligjente me të meta dhe pa shterimin e të gjitha mundësive diplomatike për paqe për çarmatosjen e regjimit të Sadam Huseinit, flasin të dhënat e një hetimi të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi i kryer nga John Chilcot, një nëpunës civil i pensionuar, thotë se ndërhyrja britanike ka qenë tërësisht e gabuar dhe se qeveria e Britanisë ka dështuar në përmbushjen e objektivave që ka pasur.

Duke shpallur në Londër rezultatet nga hetimi shtatë vjeçarë i kryer, Chilcot u shpreh se nuk ka për qëllim të shpreh qëndrimin nëse intervenimi ushtarak në Irak ka qenë ligjor. “Sidoqoftë, kemi ardhur në përfundim se rrethanat në të cilat është vendosur se ka bazë ligjore për veprim ushtarak, janë larg nga të qenurit të kënaqshme”, tha ai.

Artikulli paraprakKerry në Ukrainë, diskuton mënyrat për t’i dhënë fund luftës
Artikulli vijuesMerkel, për herë të parë, viziton Kirgizinë