Mesazh rinisë Muslimane

Nga: Dr. Mansoor Alam
Të dashur të rinjë Muslimanë:
Essalamu Aleikum
All-llahu xh.sh. ju mëshiroftë të gjithë ju me shëndet dhe lumturi gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë vitit, këtë vit dhe vitin tjetër, dhe gjithmonë.
Përderisa ju jeni rinia e Islamit, dhe e ardhmja e Islamit qëndron mbi supet tuaja, më lejoni të ju them disa fjalë në vazhdim:

1. Bëhu i sjellshëm ndaj prindërve të tu, nëse ata janë të gjallë. Trajtojini ata me dashamirësi dhe dashuri.
2. Bëhuni vetvetja juaj. Mos provoni të bëheni dikush tjetër.
3. Menaxhojeni kohën si duhet. Mbaje një llogari të kohës: sa shumë e shpenzon në studimet tuaja, sa shumë shpenzoni me ata që i doni dhe ju duan, sa e shpenzoni duke shikuar TV, sa shumë shpenzoni në aktivitete tjera etj? Unë nuk them se nuk duhet të shikoni TV apo të shkoni në kinema. Ajo ēfarë them është se ēdo herë duhet të keni kujdes kohën e caktuar për aktivitetet që bëni.
4. Prioriteti i parë i juaji duhet të jetë studimi. Ju duhet të mundoheni të jeni të shkëlqyer në studimet tuaja. Pa marrë parasysh potencialin tuaj, duhet të mundoheni ta shfrytëzoni maksimalisht.
5. Kur ju e studijoni një libër, bëhuni kritik ndaj tij. Gjithmonë gjeneroni pyetje të shumta. Nëse nuk mund të bëni pyetje për diq, shanset janë se ti nuk do ta kuptosh atë libër.
6. Mundohuni të bëheni kreativ. Si të bëheni kreativ? Ka disa mënyra se si mund të bëheni kreativ. Mbase secili ka një shteg unik. Por ka disa direktiva të cilat njëri mund ti përdor. Kur ju nuk mund ta zgjidhni një problem, lejoni që mendja juaj të mendojë dhe të pyes veten. Mos e hapni librin për ta parë se cfarë është zgjidhja në të. Lejoni që mendja juaj të irritohet. Cdo herë rezistojeni prirjes së rezultateve të shpejta. Jepja mendjes sate shansin që t’ia dal mbanë me kapacitetin e saj. Do të kuptoni shumë shpejtë se energjia juaj kreative do të fillojë të rrjedhë. Kur mendja është e privuar nga menyrat e lehta të të menduarit dhe nuk është e kënaqur me gjerat prezente, atherë provon të krijojë kuptime të zgjuara duke qenë kreative. Të gjitha shpikjet ndodhin në këtë mënyrë.
7. Deri tani nuk bisedova për Kur’anin. Ka një arsye për këtë. Unë dua që ju të krijoni aftësi të të menduarit kritik në studimet tuaja së pari: në shkencë, matematikë, kompjuterët dhe ekonomi, pa marë parasysh se ēfarë keni zgjedh. Nëse nuk mund të zhvilloni këto aftësi është shumë lehtë që të mos e kuptoni Kur’anin. Gjithashtu, të kuptuarit e Kur’anit është një proces i gjatë dhe shumë i vështirë që ju përcjell gjatë tërë jetës. Dhe kërkon shumë durim dhe ngulm plus dhe kërkon sakrificë. Prandaj, së pari do të duhej të merrni disa ajete të rëndësishme të Kur’anit (ato të cilat kanë të bëjnë me lidhje ndërnjerëzore dhe ndërtimit të karakterit) dhe provoni ti integroni ato në jetën tuaj dhe në studimet tuaja. Sigurisht do të jetë shumë vështirë dhe do të ketë shumë sforcime për t’ia dalë mbanë. Por mundohuni ti heqni ato. Mbani në mend se ne jemi qenie njerëzore. Ne bëjmë gabime. Prandaj mos u ndjeni shumë keq dhe mos e nënvleftësoni vetveten nëse bëni gabime. Vetëm sigurohuni se herën tjetër do të jeni më të kujdesshëm.
8. Mos merrni përfitimin e askujt dhe mos lejoni që dikush të përfitoj nga ju. Kjo është lehtë e thënë sesa e bërë, veēanërisht për periudhën e mëvonshme. Por ēdo herë kujtoni thënien e Umerit r.a. : besimtar është ai i cili jo vetëm se nuk i mashtron (gënjen) të tjerët por edhe vet nuk mashtrohet (gënjehet). Rënie e Muslimanëve është në shtresën e të riturve për faktin se ata nuk e kanë pëfillur këtë thënie të Halifës Umerit r.a. Ata shumë lehtë janë të mashtruar dhe iu largohen avantazhet atherë kur janë në një pozitë të lartë. Kur ata janë shumë të dobët dhe të cënueshëm askush nuk kujdeset për ta dhe secili i injoron ata. Kur sheh këtë në ditët tona është rezultat i kësaj. Prandaj, ēdoherë mbani në mendje këtë thënie të Umerit r.a. Por kujtoni, ashtu siē thash, është shumë vështirë. Por me përvojë do të mësoheni-nëse jeni të sinqertë.
9. Në lidhje me këtë që thamë më lartë, me lejoni që të përmend gjithashtu se nga Muslimanët ka artistë të tillë mashtrues të cilët e shesin islamin në emër të shërbimit të tij. Ata janë gjahu për muslimanët e rinjë. Mos bini pre e fjalimeve të ëmbla të tyre. Te jeni sy qelur dhe aplikoni parimet e Hazreti Umerit r.a. As të mos ju shkojë në mendje të nënvlerësoni inteligjenën tuaj.
10. Ēfarëdo që të ndodhë në botë tani në përgjithësi, mos u brengosni shumë për ata nga vetvetja. T’i lejojmë gjeneratat më të vjetra të kujdesen për ta. Ju duhet të mbeteni të fokusuar në studimet tuaja dhe të bëheni ekonomikisht të pavarur dhe stabil. Si mund ti ndihmoni të tjerët përderisa nuk mund t’i ndihmoni vetvetës? Do të jetë brengë e mjaftueshme përderisa qëllimi juaj është që të jeni më të mirët.
Kur ta përmbushni këtë atherë pesha kumulative e dijes suaj, mjeshtria dhe forca e karakterit do të krijojë mrekullitë të cilat ju në këtë moment nuk mund t’i imagjinoni. Atherë bota e re e Islamit do të ngritet mbi supet tuaja. Një islam, i cili do të ketë denjësi dhe fuqi, duke u bazuar në fuqinë e dijes dhe të karakterit më mirë se Islami i tanishëm i cili është i bazuar në zakone, ritualet, dhe besimit në mrekulli duke rezultuar në vuajtje dhe poshtërim të Musilmanëve kudo në botë.
Këto janë disa nga mendimet e mia të cilat burojnë nga thellësia e zemrës sime. Shpresoj gjithashtu të depërtojnë në thellësinë e zemrës suaj dhe të bëhen forcë lëvizëse në jetën tuaj. Unë shpresoj që kjo t’ju shërbej si katalizator për ta ndryshuar jetën tuaj për një më të mirë. Le t’i tregojë botës rinia Muslimane se ēka në të vërtetë është Islami, jo atë se ēka Islami është bërë që të jetë. All-llah xh.sh. ju dhashtë forcë dhe guxim të nevojshëm për t’u kujdesur për këtë mision të rëndësishëm.
Fi Amin-All-llah.
We Selam
Përktheu: Visar KORENICA

Artikulli paraprakAliu r.a, i katerti i khalifeve
Artikulli vijues7 Kushtet e LA ILAHE IL LALLAH